Ahmeti: Referendum i suksesshëm, s’ka opsion për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur kenferencë për gazetarë, ku ka deklaruar se referendumi i sapopërfunduar ka qenë thjesht konsultativ. Ahmeti tha se referendumi ishte i suksesshëm dhe sa ka legjitimuar përpjekjet e mëtejshme të institucioneve për procesin e integrimeve.

Ai është pyetur edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat më herët i ka parë si mundësi kryeministri Zoran Zaev, Ahmeti ka deklaruar se zgjedhjet aktualisht nuk janë në agjendë për shkak se ka çështje të tjera më të rëndësishme në agjendën euro-atlantike të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu