Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në daljen e tij të parë pas zgjedhjeve të 19 tetorit, koalicionin VLEN e quajti “Shoqatë të Gazimestanit”, për të cilën tha se nga humbës del fitues, shkruan Alsat.
“AKI në këto zgjedhje ka fituar 114 760 vota me gjithsejtë këshilltar 159. Shoqata e Gazimestanit, VLEN ka fituar 91 849 me gjithsejtë këshilltar 122. Të nderuar a është fitues 114 760 vota apo 91 849 vota. Mirëpo kjo është kjo, për çdo ditë merren se kanë fituar zgjedhjet, jo vetëm këta zgjedhje por edhe ata që i kemi lënë pas, janë humbës të mëdhenj”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së dhe ripërsëriti qëndrimin e AKI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ne angazhohemi për Maqedoni Evropiane dhe marrëdhënie të mira ndëretnike, zero probleme me fqinjët, ne angazhohemi që gjeneratave të vijën t’ju sigurojmë një të ardhme më të mirë”, tha Ahmeti. /Alsat.mk










