Ali Ahmeti është shprehur se shqiptarët e dinë rëndesinë e çështjes së emrit, gjithashtu ata janë të ndërgjegjshëm për stabilitetin që do të krijohet në gjithë rajonin nga ky ndryshim prandaj ata do të votojnë pro emrit në referendum.
“Unë mendoj se shqiptarët janë të ndërgjegjshëm, e dinë rëndësinë e kësaj çështje të madhe për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni dhe të vendit të tyre dhe pozitivisht do të përgjigjen në referendum. Do të marrin pjesë në referendum, e cila do të vulos një proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, për perspektivën, ndërsa arritje të madhe për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen e vendit”, tha Ali Ahmeti kryetari i BDI-së.










