Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kumanovë, nuk foli asnjë fjalë për statusin e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, por riktheu në retorikën e tij përmendoret e Skënderbeut, Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit. Ahmeti duke mos dhënë asnjë zgjidhje për statusin e dëshmorëve, tha se gjakun e tyre do ta ruajnë përmendoret e vendosura, të cilat i ka përdorur në retorikën parazgjedhore të të gjitha zgjedhjeve.
“Më bën krenar se gjaku i prindërve të tyre, nuk do thahet e nuk do lahet sepse qëndron në këtë flamur. Qëndron i freskët dhe ruhet mu nga Skënderbeu në qendër të Shkupit aty në Shkupin e vjetër, siç ruhet nga Hasan Prishtina e Isa Boletini”, tha Ahmeti.







