Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një takim me mediat shprehu zhgënjimin e tij për veprimet që kryetari i Aleancës për Shqiptarë ka bërë së fundmi, duke shtuar se Sela, ka marrë anën e gabuar.
“Dëshpërimin tim, zhgënjimin tim me anën e gabuar që ka marrë Sela, do të doja që ai të ketë qasje shumë më konstruktive, shumë më afirmative në drejtim të proceseve dhe pikërisht këtu është zhgënjimi im, z.Sela bashkë me njerëzit e vet, e them me keqardhje, nuk është i përgatitur për procese të mëdha e aq më tepër dhe nga mbrëmë jam edhe më tepër i shqetësuar, për një deklaratë mjaftë të pa matur, se gjoja unë jam organizator bashkë me VMRO-në për ta eliminuar Selën, por kjo do të shkojë në numrin e madh të akuzave, dhe akuzat po rriten e imuniteti im ndaj akuzave po rritet, gjithashtu.”- theksoi i kreu i BDI-së. /albeu.com/










