Ahmeti:Nuk më gëzon fitorja, shqiptarët humbën

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një konferëncë për shtyp deklaroi se zgjedhjet ishin të organizuara pa probleme serioze.

Kjo sipas tij tregon se vendi tregoi pjekuri që mund të organizoj ë zgjedhje në bazë të standardeve evropiane, transmeton Albeu.

Sipas Ahmetit, BDI-ja gjithmonë ka kërkuar që të mos ndahet vota shqiptare.

“I kemi kërkuar partive të vogla të vogla të bashkohen që të mos humbin shqiptarët. Shqiptarët kanë humbur mandate. Ne kemi fituar, por nuk më gëzon kjo fitore.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur doktrinën tonë. Ne do të punojnë që ky vend të shkojë drejtë stabilitetit të plotë.

BDI nuk ndryshon kursin e vetë, por do të punoj për një integrim në strukturat euroatlantike”, deklaroi Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu