“Ai duhet të qëndrojë” Ronaldinho: Messi është historia e Barcës, pasi të pensionohet askush nuk do të guxojë ta prekë numrin 10

Ronaldinho i ka kërkuar Lionel Messit të qëndrojë te Barcelona duke theksuar se argjentinasi është në një pozitë ku mund ta bëjë të qartë se askush nuk do ta prekë fanellën me numrin 10 në Camp Nou.

Superylli katalunas e ka bartur me krenari fanellën ikonike që nga viti 2008 kur e trashëgoi nga legjenda braziliane.

Kampioni i botës dhe dy herë futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho, është i lumtur që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e ka ngritur shumë më lartë standardin, prandaj dëshiron që ai të qëndrojë te Blaugranët.

“Ai duhet të qëndrojë doemos, ai është historia e Barcës. Kur të pensionohet Messi, që shpresoj të ndodhë edhe shumë gjatë, ai do ta lë numrin 10 aty dhe askush nuk do ta prekë më”, ka deklaruar Ronaldinho, i cili ka luajtur për pesë vite te klubi spanjoll.

Ndryshe, Messi është pa kontratë që nga 30 qershori dhe akoma nuk ka marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re. Oferta ekziston, por problemet financiare të Barcelonës janë duke e penguar nënshkrimin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu