Akar: Greqia duhet ta kuptojë që nuk fiton dot gjë me provokime

Hulusi Akar, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Yaşar Güler dhe komandantët e forcave të Forcave të Armatosura Turke (TSK), bënë inspektime në anijen sulmuese amfibe shumëqëllimëshe “TCG Anadolu”, e cila është në proces ndërtimi në kantierin “Sedef Tersanesi” në Stamboll.

Në deklaratën që bëri këtu, ministri Akar tërhoqi vëmendjen në disa probleme në Egje, Mesdhe dhe Qipro.

Ne jemi për zgjidhjen paqësore të këtyre problemeve brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke biseduar dhe negociuar me fqinjët tanë grekë”,- tha ministri turk i Mbrojtjes.

Duke deklaruar se Greqia vazhdon provokacionet e saj ndaj punës së bërë deri më tani, Akar bëri këtë vlerësim:

Me veprimet dhe deklaratat e tyre fqinjët tanë grekë po bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të provokuar dhe sabotuar këtë punë. Unë dua t’u rikujtoj atyre se kjo nuk është një rrugëdalje. Nuk është e mundur që ata të shkojnë gjëkundi me këto retorika, provokime dhe provokacione”.

Duke theksuar se Greqia nuk duhet të përpiqet t’i paraqesë problemet e saj me Turqinë si të ishin një problem midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ndërmjet Turqisë dhe NATO-s apo mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), ministri Akar tha:

Kjo nuk është e dobishme për askënd. Dëmi më i madh do të jetë për Greqinë, për popullin grek. Në histori ka plot shembujt të kësaj”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu