Aksident i pazakonshëm: Nusja dhe vjehrri ndeshen me vetura

Me arritjen e dimrit shtohet rrëshqitshmëria e rrugëve dhe si pasojë shtohet numri i aksidenteve rrugore. Mirëpo një aksident mjaft i pazakonshëm ka ndodhur në Bosnje, respektivisht në fshatin Srednja Çagjavica afër qytetit Bijelina.

Në këtë aksident me veturat e llojit Opel dhe Mazda janë përplasur vjehrri dhe reja e tij, respektivisht nusja e djalit.

Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar vjehrri i cili ka drejtuar veturë Opel, kurse nusja me veturën mazda ka marë lëndime të lehta. Policia ka realizuar hetime lidhur me shkaqet që sollën deri te aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu