Aksident mes një veture dhe një autobusi në autostradën Tetovë-Shkup, humbin jetën tre persona

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmojnë se tre persona kanë humbur jetës si pasojë e aksidentit mes një veture Opel dhe një autobusi në autostradën Tetovë-Shkup, shkruan TV21. Sipas informacioneve të para të Policisë, në aksident është lënduar edhe një person i mitur, që është shtruar në Spitalin e Tetovës për ndihmë mjekësore.

“Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë dy persona, një burrë dhe një grua, kurse një grua tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku gjithashtu është dërguar edhe një fëmijë i lënduar të cilit po i ofrohet ndihmë mjekësore. Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë më vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Për detaje tjera më të hollësishme pasi të dokumentohet rasti”, thonë nga SPB-Tetovë./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu