Një aksident të rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të fshatit Grupçin.
Si pasojë e aksidentit të plagosur rëndë kanë mbetur burrë e grua.
Makina me targa të Ohrit ka goditur mbrojtëset metalike të autostradës, duke mbetur të plagosur rëndë çifti burrë e grua, të cilët janë transferuar me urgjencë në Klinikën e Shkupit, njofton Tetova sot.
Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe po inspektojnë vendin e aksidentit për të zbuluar arsyet dhe shkaqet që çuan në përplasjen e tmerrshme të automjetit me mbrojtëset metalike. /albeu.com/















