Aksident i rëndë në Gostivar, një i vdekur

Pesëdhjetë e gjashtëvjeçari L.D. nga Gostivari ka vdekur në vendngjarje të aksidentit që dje, në kohën e pacaktuar deri më tani, ka ndodhur në rrugën lokale që prej fshatit Kunovë çon drejt Gostivarit.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Mrijan Josifovski informoi se L.D., duke e drejtuar automjetin “Opel Askona” me targa të Gostivarit ka dalë prej rrugës lokale në fshatin Kunovë, me ç’rast automjeti ka rënë në greminën pranë rrugës. Nga dalja e aksidentit dhe rrëzimi ai ka marrë lëndime të rënda trupore prej të cilave ka vdekur në vendin e ngjarjes. Trupi dhe automjeti i tij janë gjetur sot, me ç’rast është thirrur një ekip i Ndihmës së shpejtë, por mjekët vetëm se e kanë konstatuar vdekjen.

“Në vendin e ngjarjes është një ekip ekspertësh i stacionit policor të Gostivarit, ndërsa pritet çdo moment atje të mbërrijnë edhe prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore. Ekspertiza duhet t’i përcaktojë shkaqet, rrethanat dhe gjithçka tjetër lidhur me këtë aksident me pasoja fatale”, theksoi Josifovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu