Aksident i rëndë në Maqedoni, lëndohet një deputete dhe një kryetar komune

Në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Demir Kapi – Udovë sipas disa mediave maqedonase është lënduar një deputete e LSDM dhe kryetari i komunës së Valandovës.

Deputetja, identiteti i së cilës nuk është zbuluar menjëherë është dërguar në Klinikat e Shkupit, për shkak siç theksohet lëndimeve në kokë dhe trup. Së bashku me deputeten është lënduar edhe bashkëudhëtari i saj, i moshës 30 vjeç. Po ashtu sipas Veçer, mësohet se është kryetari i komunës së Valandovës nga radhët e LSDM-së.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur një makinë e tipit Opel Korsa që drejtohej nga deputetja ka hasur në gurë dhe dheun e shembur në rrugë, me ç’rast është rrokullisur. Aksidenti ka ndodhur gjatë natës,
ndërsa policia theksoi se gjatë ditës do të japin detaje. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu