Aksident i rëndë në Shkup, lëndohen 8 pjestarë të njësisë speciale (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin „Partizania“ në Shkup, kur një makinë e tipit „Audi“ me targa të Shkupit me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një konvoji policor.

Në këtë rast kanë ngelur të lënduar 8 pjesëtarë të njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët me ndihmën e shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit.

Konvoji policor po kthehej për në stacion policor pas festimeve që ishin në sheshin e Shkupit, për fitoren e Vardarit si Kampion evropian në hendboll./ina

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu