Aksidenti tragjik ju merr jetën 3 personave, fëmija mbetet i plagosur (FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e stome në Maqedoni, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe është plagosur një fëmijë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:45 në aksin rrugor Shtip-Veles, pranë vendit të quajtur “Pika e Zezë”, njoftojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Nga përplasja e dy mjeteve tip ‘Golf’ me targa të Kumanovës kanë humbur jetën 1 burrë dhe 2 gra, ndërsa një fëmijë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu