Aksidenti tragjik shoi një familje, kush janë 4 viktimat

Një familje e tërë u shua mbrëmjen e kësaj të diele, në një aksident që s’mund të bëghej më tragjik se kaq.

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor rreth orës 18:00 në aksin Shkodër-Velipojë, u përplasën një makinë tip Alfa Romeo me targa AA474NJ me drejtues Edmond Preka 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues Sokol Muja.

Por si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen Edmond Preka, vajza e tij Ajsel 5 vjeçe dhe djali Rajan vetëm 9 muajsh.

Por plagëve të marra nga përplasja nuk u shpëtoi as vajza tjetër e 40-vjeçarit, Noem Preka 10 vjeçe, e cila gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Shkodrës.

Sakaq në gjendje të rëndë, ndodhet bashkëshortja e Edmondit dhe nëna e tre fëmijëve të ndjerë, Evisa Preka 36 vjeçe.

Por të plagosur kanë mbetur edhe personat që udhëtonin në makinën tip “Fuoristradë”, Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Rrethanat e këtij aksidenti të ndodhur në një rrugë pa ndriçim janë ende të paqarta, por duket se përplasja ka qenë aq e fortë sa e ka bërë të pamundur shpëtimin e tre të miturve dhe kryefamiljarit të familjes Preka. /a.y/noa.al

Aksidenti në aksin Velipojë-Shkodër, ndërron jetë edhe vajza 10-vjeçare

Përplasje fatale mes 2 automjeteve në Shkodër, vdesin babai dhe 2 fëmijët


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu