Aksion policor në Haraçinë, tmerrohen banorët

Një aksion policor është realizuar në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në komunën e Haraçinës.

Jënë vërejtur automjete të blinduara policore në Haraçinë, por nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për të arrestuar të mundshëm.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme është konfirmuar se në Haraçinë është kryer një kontroll policor dhe se bëhet fjalë për gjetje të të dyshuarve që trafikojnë migrantë.

Bëhet e ditur se të dhëna zyrtare rreth mbarvajtjes së këtij aksioni do të jepen gjatë ditës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu