Aktivistëve politikë në Amerikë u jepen mësime rreth islamit

Këshilli i marrëdhënieve islamike amerikane në shtetin Xhorxhia të Amerikës, me qëllim përballjen me islamofobinë njoftoi organizimin e kurseve per aktivistët politikë që ata të mësojmë rreth islamit.
Sipas një njoftimi të agjencisë IQNA të lajmeve, Ahmed Mixel drejtori ekzekutiv i këtij këshilli ka thënë se myslimanët në Xhorxhia shpresojnë që në këtë mënyrë aktivistët politikë të njihen me vlerat islame dhe të ulet vala e islamofonisë. Sipas hulumtimeve më të fundit flitet për valën e gjerë të islamofobisë në hapësirën virtuale dhe thuhet se çdo ditë në përcillen 7 mijë mesazhe kundër islamit. Agjencia IQNA e lajmeve citon qendrën hulumtuese Demos me qendër të ketë thënë se muajin e kaluar mesatarisht në internet janë publikuar 7 mijë mesazhe kundër islame. Pas sulmeve terroriste të muajit shkurt, mesazhet kundër islamit janë shtuar tej mase. Pas ngjarjes terroriste në Nice të Francës afro 22,200 mijë mesazhe anti-islame janë publikuar në Twitter. 10,610 mesazhe anti islame janë publikuar pas 17 korrikut pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu