Njëri nga aktivistët e flaktë të PDSH-së në Tetovë, Azam Ajdini, ka postuar një shkrim zhgënjyes ndaj kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçit, njofton Fol.
Ajdini thotë se i ka besuar politikave të Thaçit, edhe atëherë kur e akuzonin për gjëra të ndryshme dhe sjelljet politike të tij, mirëpo ai lajmin që qarkullon në opinion se PDSH do ta përkrahë BDI-në në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, e ka përceptuat si zhgënijm ndaj PDSH-së dhe se vetë Ajdini, do të vazhdojë ta luftojë BDI-në, por jo në ombrellën e PDSH-së.
“PolitikBërjes Tënde I Kam Besuar Verbërisht , edhe kur të akuzonin per Sushiko, veren do smrt ,rasti Brodecit e shum e shum akuza të tjera sepse Besoja se je në gjendje ke pjekuri e mencuri që një dit doti eliminojsh nga skena politike kriminelët e bdi.Këto zgjedhje jan shanci mir që bdi-n me njërën ķëmb ta hipim në trenin e historis e në zgjedhjet e ardhshme ta mer edhe K.O përfundimtare.Por sot me një keqardhje të madhe po e them:Pasi paski vendosur që me votat e LUANVE (nofk e vendosur nga ju sepse si LUANA u bënim ball qenve te bdis) ti ndihmoni kandidatet e bdi-s që të mbijetojn politikisht nuk mundem ta pērballoj këtë situat dhe deklaroj publikisht se un dot vazhdoj ta luftoj bdi-n me mundsit e mia por jo nën ombrellën e PDSH-s që pëkrah bdi-n .UN JAM ME TË GJITH JU QË E LUFTONI bdi-n .Shqiptarët e mk mund të fillojn të bëjn politik vetëm pasi ta cojn në historin e trathtarve grupin kriminel BDI . GJAKU I DËSHMORVE ISHTE PËR LIRI E JO PËR BDI….NA PRIFT E MBARA”, shkruan Ajdini. /Fol











