Aktores së “Çukur” i besohet roli kryesor në serialin e ri

Damla Sonmez, e njohur si “Efsun” në “Çukur” do të ketë rolin kryesor në serialin “Kotu Kan”, i cili do të nisë xhirimet së shpejti.

Aktorja, e cila u bë e famshme me talentin dhe bukurinë e saj, pranoi ofertën që iu propozua. Sonmez, fituese e shumë çmimeve, do të luajë rolin e “Nazan” në serial.

Partneri i saj do të jetë aktori Ertan Saban, i cili do të luajë personazhin e “Kartal”.

Seriali pritet të fillojë transmetimin në Shtator, ndërkohë që xhirimet do të nisin këtë muaj. Yllin turk e hasim edhe në kopertinat e revistave më të famshme vendase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu