Aktori Can Yaman ‘çift’ me aktoren më të pëlqyer turke, lajmi që po ‘çmend’ mediat

Aktori turk me origjinë shqiptare pritet të shihet në rol krah me një ndër aktoret më të pëlqyera turke Hande Mësohet se aktori është pranë një bashkëpunimi për realizimin e një seriali të ri për Disney+ që do të titullohet “El Turco” dhe pagesa e aktorit shkon deri në 850 mijë euro për episod. Seriali do të xhirohet në Itali, siç zbulohet nga vetë Can Yaman dhe në krah të tij mund të jetë edhe Hande Erçel (aktorja e njohur për rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”).

Seriali do ta jetë rreth Can Yaman që vjen në rolin e ‘El Turco’, i cili transferohet në Itali, në fshatin Moena, pas rrethimit të Vienës dhe për të çliruar fshatin nga feudalët. Në fakt, fshati Moena është një qytet i vogël i vendosur në Val di Fassa në Trentino Alto Adige, i cili ka një lidhje të fortë me Turqinë. Siç tregon legjenda, në vitin 1683, vit në të cilin Perandoria Osmane rrethoi Vienën, një ushtar turk që arriti të shpëtonte nga kthetrat e ushtrisë austriake, mundi të arrinte në fshatin Moena.

Banorët u kujdesën për të, ndaj “El Turco” vendosi të qëndrojë në qytezën e vogël dhe në një lagje, që edhe sot quhet “Turqi”. Kjo mund të jetë historia që pritet të nisë serialin e Disney + “El Turco”, i cili, siç është paralajmëruar tashmë, mund të rikthejë në ekran edhe yllin e “Dashuria është në ajër”, Hande Erçel, përkrah Can Yaman.

Mund të jetë një çift i artë ai që bën bashkë Can Yaman dhe Hande Erçel. Aktualisht, ata rezultojnë të jenë aktori dhe aktorja më e pëlqyer në Turqi (sipas renditjes së hartuar nga faqja IMDB). Në dhjetë më të pëlqyerit janë gjithashtu Kerem Bursin dhe Kivanç Tatitlug, ndërsa Demet Ozdemir është në vendin e njëmbëdhjetë. Kjo e fundit, nga të gjithë aktorët e sapopërmendur, është e vetmja që është në xhirimet e serialit të ri që do të transmetohet në Disney +.Erçel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu