Aktorja e njohur turke i jep fund martesës pas 44 ditësh

Martesa e Merve Bolugur dhe Mert Aydın zgjati vetëm 44 ditë. Dyshja turke vendosën të divorcoheshin pasi u martuan me 2 Tetor. Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja në Instastory ku shkruan: “Nuk funksionoi, faleminderit… Kjo është jeta… Fat i mirë për Mert. Faleminderit për ditët tona të bukura.

Mert, i cili tha se kishte një mosmarrëveshje me Bolugur, filloi procedurat e divorcit.

Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015. Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu