Ka shpërthyer kudo në media, debati i madh për taksën që pritet të vihet së shpejti në “Rrugën e Kombit”.
Komente të shumta ka pasur edhe në Kosovë, ndërkohë që ka reaguar edhe analisti politik, Dastid Pallaska.
Ky i fundit shkruan se vendosja e taksës nga kryeministri Rama synon të ul humbjet që ka pësuar qeveria nga rënia e “biznesit” të kanabisit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Statusi i plotë:
“Haraçi” i Rrugës së Kombit synon me i zbut’ humbjet “buxhetore” që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e “biznesit” të ish Ministrit të Brendshëm.
Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar.
Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtruar pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e – besa – edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë.
Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku EUR 1 nga ky “haraç” do t’i dedikohet “idesë” patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar! /albeu










