Akuza ndaj Taravarit dhe Limanit për keqpërdorime në Gostivar, Bejta: 700 mijë euro të harxhuara për rrugë që nuk ekziston

Kandidati i koalicionit VLEN për Gostivarin, Nevzat Bejta, ka dalë me akuza të rënda për abuzime financiare nga udhëheqja aktuale dhe ajo e mëparshme e komunës. Bejta pohon se kryetari aktual, Valbon Limani, së bashku me ish-kryetarin Arben Taravari, kanë shpërdoruar detyrën zyrtare duke shpenzuar, sipas tij, afërsisht 700 mijë euro për një projekt rrugor që nuk është realizuar kurrë në terren.

Ai ka bërë publike edhe disa dokumente, për të cilat pretendon se mbajnë nënshkrimin e Limanit, i cili në këto zgjedhje garon si kandidat i koalicionit AKI për Komunën e Gostivarit.

“Tenderin e kanë bë 700.000 euro dhe asnjëherë nuk është bë as rikonstroim e as rehabilitim i ndonjë rruge as në fshat e as në qytet. E nënshkruar është nga Valbon Limani. Sipas standardeve në Evropë e Austri një kubik asfalt kushton 70 euro e tek këta kushton më mija euro. Kështu vjedhje plaçkitje s’ka ndodhur në asnjë komunë. Shembull tjetër që e kemi, mirëmbajtja e rrugëve gropave dhe trotuareve, tenderi ka kushtuar 200-000 euro për mbushjen e gropave dhe ku janë dëmtuar trotuaret”, tha Bejta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu