Alarm në Frankfurt, 60 mijë banorë evakuohen shkaku i një bombe

Autoritetet e Frankfurtit u shprehën të shqetësuara sot për evakuimin më të madh në Gjermaninë e pasluftës për shkak të çaktivizimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore (LIIB).

Të paktën 60 000 persona, të cilët jetojnë në një zonë mjaft të populluar, u detyruan të largoheshin për të mundësuar çaktivizimin e një bombe me peshë 1,8 tonë, tip HC 4000, me 1 300 kilogramë eksploziv.

“Evakuimi ndodhi shumë shpejt”, tha Reinhard Ries, shef i Shërbimit Zjarrfikës të Frankfurtit.

Operacioni për çaktivizimin e bombës do të fillojë pasdite.

Një tjetër bombë e Luftës së Dytë Botërore (LIIB), me peshë 500 kilogramë, u çaktivizua sot në qytetin gjerman të Koblencit, njoftoi shefi i zjarrifikësve të këtij qyteti.

Për këtë operacion u evakuan 21 000 persona. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu