Alarm në Greqi, avionët turq i sulen ishujve grekë

Gjashtë avionë turq kanë fluturuar gjatë mëngjesit të sotëm përmes ishujve grekë në lindje të vendit duke bërë që flota ajrore greke të vihet në alarm.

Avionët turq kanë fluturuar në formacion dysh sipër ishujve kufitarë me Turqinë, gjë që ka ndezur alarmin e kuq në Athinë, të cilët kanë dhënë urdhrin për ngritjen në ajër të avionëve greke me qëllim interceptimin e turqve.

Sipas grekëve, fluturimi i avionëve turq sipër ishujve të tyre është një veprim që përsëritet dhe përbën një shkelje të rëndë të ligjeve ndërkobëtare.

Dy vendet janë në një raport të vështirë me njeri-tjetrin, ku nuk mungojnë edhe paralajmërimet për një përplasje të armatosur në disa ishuj të caktuar, sidomos tani që Turqia është pranë zgjedhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu