Mediat greke i kanë kushtuar jehonë lajmit se Shqipëria ka vendosur të rrisë shpenzimet ushtarake në vitet në vazhdim.
Duket se Shqipëria ka një plan ambicioz për të rritur shpenzimet dhe personelin e ushtrisë me 35 % deri në vitin 2025″>2025.
Duket se fqinjëve tanë u ka bërë përshtypje ky plan. “Shqipëria planifikon që të shpenzojë së tepërmi për ushtrinë dhe deri në vitin 2025″>2025 trupat e saj ushtarake do të jenë rritur me 25 %”, shkruan gazeta greke.
Ajo nënvizon se Shqipëria kërkon që ta ndihmojë NATO-n me të paktën 1 mijë ushtarë./Albeu.com/










