Alarmohet Djuric, pasi Engel dhe Albright kërkuan njohjen e Kosovës në këmbim të anëtarësimit në BE

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se deklaratat e diplomatit amerikan Eliot Engel dhe ish-Sekretares së Shtetit amerikan, se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, do merren seriozisht nga politikbërësit amerikan.

Gjuriç, në një intervistë për mediumin serb ‘Telegraf’, ka thënë se shteti i tij duhet të gjejë përfaqësues të Administratës amerikane që të ndikojë në pikëpamjen e tyre.

“Ata janë dy zëra të rëndësishëm në politikbërjen amerikane dhe do të ishte joserioze të thuhet se deklaratat e tyre nuk merren seriozisht, pavarësisht nga funksionet zyrtare politike të tyre. Të dytë, Z. Engel dhe Znj. Albright, kanë arsyet e tyre që të pozicionohen karshi Kosovës, por, çështja është që, nëse nuk mund të ndikojmë në pikëpamjet e tyre. Ne duhet të gjejmë përfaqësues në administratën amerikane të cilët do të mirëkuptojnë pozicionin serb”, deklaroi ai.

“Ne nuk duhet të shpresojmë ose të presim që Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë rrënjësisht pozicionin e tyre rreth çështjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, por ne mund të luftojmë për idenë e nevojës për të arritur zgjidhje kompromisi për të fituar mbështetje më të madhe në administratën amerikane”, shtoi tutje përfaqësuesi diplomatik i Serbisë në SHBA.

Engel dhe Albright në mënyrë të përsëritur kanë përcaktuar si kriter kryesor njohjen diplomatike të Kosovës nga Serbia për anëtarësim në unionin europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu