Greqia dhe Turqia prej disa muajsh janë në përplasje të ashpër me njëra-tjetër, por lufta e madhe ende nuk ka nisur edhe pse është në prag.
Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, foli për tensionet mes dy vendeve, dukë thënë se Turqia po provokon me agresione ushtarake.
“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Greqinë. Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian.”, ka qenë kjo deklarata e fortë e Kamenos.
Pak javë pas vizitës së Erdogan në Athinë më 7 dhjetor, tensionet u ndezën edhe më shumë, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.









