Albi Qamili: Lista e VLEN për Tetovën është listë e rinisë dhe e shpresës

Bartësi i listës së VLEN për Këshillin e Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka theksuar se kandidatët që përfaqëson janë gjenerata e re, rinia që synon të mbajë të ardhmen e qytetarëve në duar të sigurta.

“Kjo fotografi dëshmon se lista e VLEN për kandidatë për Këshillin e Komunës së Tetovës është listë e rinisë, e shpresës, e të gjithë qytetarëve. Kjo është rinia e cila e mban në duar të sigurta të ardhmen e qytetarëve të Tetovës!”, ka deklaruar Qamili.

Ai ka shtuar se ky rrugëtim është një privilegj i veçantë, i cili për ta përfaqëson përgjegjësi dhe përkushtim për qytetin.

“Ky rrugëtim dhe kjo përgjegjësi për ne është një privilegj i veçantë, të cilin tetovarëve do ua shpërblejmë me besnikëri, punë të përkushtuar dhe vepra që do të lënë gjurmë për Tetovën tonë! Ja VLEN! Na priftë e mbara!”, tha Qamili.

Sipas tij, angazhimi i rinisë në politikë është garanci për ndryshime të qëndrueshme dhe zhvillim të Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu