Albin Kurti kthehet në Kosovë: Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pasi votoi pesë orë më parë në zgjedhjet në Shqipëri. Kreu i Vetëvendosjes e hodhi votën në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ndërkohë, tani Kurti ka publikuar disa foto nga procesi i votimit dhe shprehet se votimi është një detyrë qytetare për ata që duan demokracinë.

U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu