Deputetët e VV’së Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi janë liruar sot nga paraburgimi.
Po ashtu, trupi gjykues ka vendosur qe shpallja e aktgjykimit te behet me 3 janar 2018 ora 13:00.
Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës u dëgjua fjala përfundimtare e prokurorit dhe mbrojtjes, po ashtu edhe të të akuzuarve.
Deputeti i VV-së Albin Kurti në fjalën e tij përfundimtare para trupit gjykues ka thënë se vepra për të cilën akuzohen, nuk përbënë vepër penale pasi që thotë se janë vënë në mbrojtje të Republikës ashtu siç e thotë edhe ligji.
“Se veprimi ynë është në pajtim me kushtetutën, këtë e tregoj edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi mbrojte kushtetutshmërinë e vendit por edhe veten tonë. Veprimi ynë është edhe akt i vetëmbrojtjes”, ka thënë Kurti.










