Albin Kurti në listën e KGJK-së “të kandidatëve që kanë problem me ligjin”

Në përgjithësi janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit edhe Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës është bërë e ditur se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.

Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu