Albin Kurti paralajmëron Gjykatën Kushtetuese: Mos t’i nxjerr vetes punë

Në një intervistë në RTSH, Kryeministri në detyrë i Kosovës, duke folur për situatën aktuale politike në vend, ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Thaçi për krijimin e insitucioneve.

“Fryma dhe gërma e Kushtetutës e fitojnë gjallërinë nga vullneti i popullit, është e rëndësishme të kuptohet se më 6 tetor ka ndodhur diçka substanciale, partia e parë që nga shpallja e Pavarësisë doli e treta, fituan opozitarët dhe në veçanti VV, dhe Vjosa Osmani mbase më shumë se LDK.

Për mua është e ditur se Kushtetuesja nëse s’dëshiron t’i nxjerrë vetës punë e ka punën shumë të kollajshme.

Ajo do vij në kundërshtim me vetvetën me çfarëdo solucione që do ta mbanin anën e presidentit, që mi dërgoj 5 letra ku u përgjigja dhe kërkoja se si ndryshon situata nga dy herët e kaluara. S’ka pas konsensus për shpërndarje të Kuvendit”, ka thënë Kurti.

Ai tutje thotë se Gjykata Kushtetuese me çfarëdo vendimi jo vetëm që vihet në kundërthënie me kushtetutën, por edhe në vetveten me rastin e kësaj çështjeje.

“Nuk është një gjë e paparë për Gjykatën Kushtetutën, këta e kanë trajtu tashmë këtë situatë. Në Kosovë ekziston situata e njëjtë, në 2014 ka qenë për herë të parë kam qenë kritik, por e kam pranu në fund. Tash po kërkohet të kthehet para vitit 2014. Kur ndryshojnë rregullat e lojës dhe pranohen ato, s’mund të kthehemi në lojë tjetër.

Kushtetuta e fiton kuptimin e vet burimor nëpërmjet aktivitetit parlamentar e politik në njërën anë dhe vullnetin e popullit në anën tjetër, në këtë kuptim vendimtar është 6 tetori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu