Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez në Pallatin Elisee

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, këtë të mërkurë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë, ku do të takohet me presidentin Macron.

Kurti do të pritet në orën 19:30, në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron. Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu