Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në T7 ka fokur për ngjarjet e 9 Majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai ka thënë se për këtë rast duhet hetim ndërkombëtar.
“Unë nuk besoj se ata kanë nevojë për negociata mes dy qeverive, por kanë nevojë për një process të pavarur hetimor nga fillimi, meqenëse ka qenë regjimi i Gruevskit, një regjim i cili ishte i afërt me Beogradin dhe ka shumë të pa njohura në atë se cfarë ka ndodhur në Kumanovë.
Duket që ka pasur një kurth dhe duhet të shihet se kush janë skenaristët dhe regjisorët e asaj kurthe e jo vetëm aktorët të cilët përfunduan në skenën që u rrëzua.
Në këtë aspekt unë besoj se nevojitet një hetim i pavarur ndërkombëtar, duke bërë distancimin nga regjimi i Gruevskit. Ne duhet të fillojme bisedimet me qeverinë në Maqedoni, por tash për momentin ne jemi qeveri në dëtyrë e ata qeveri teknike.”










