Albin Kurti si kryeministër, Ramush Haradinaj si president, një zgjidhje ideale për vendin

Daut Haradinaj nga AAK thotë se kjo parti do jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm, kjo sepse asnjë parti nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë.

Ai deklaron se nuk kanë vota për Vjosa Osmanin si presidente, por se do të negociojnë ofertën e tyre për president.

Haradianj thotë se Kurti si kryeministër e Ramush Haradinaj si president do ishte zgjidhje ideale.

“Besoj se do jemi pjesë e ekzekutivit. Nuk ka parti që mund ta formojë e vetme Qeverinë. Nuk kemi vota për Vjosa Osmanin për presidente. Ne mund ta negociojmë ofertën tonë. Të gjitha partive edhe VV-së i konvenon që Ramush Haradinaj të jetë president.

Albin Kurt, kryeministër, Ramush Haradina, president do ishte zgjidhje ideale për vendin.”, deklaroi ai në Kanal10.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu