Albin Kurti të dielën e nis me Nenad Rasic: Pritet t’ia bëjë ofertën për formimin e Qeverisë (FOTO)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mëngjesin e ditës së sotme e ka nisur me një takim me përfaqësuesin e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rasic.

Kurti partia e të cilit ka dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultatit preliminar të KQZ’së, tashmë ka filluar takimet për mundësitë e formimit të Qeverisë së ardhshme.

Kurti e Rasic janë takuar gjatë mëngjesit në një prej hoteleve në Prishtinë.

Ai pritet t’i bëjë ofertë Rasicit pasi në vazhdimësi ka theksuar nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.

Kujtojmë se ditë më parë Kurti është takuar edhe me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin e LDK’së, parti e cila ka dalë e dyta me vota në këto zgjedhje./gazetametro

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu