Janë numëruar mbi 96% e votave të zgjedhjeve të mbajtura sot në Kosovë, ku momentalisht prin VV me 49,80% të votave ose 423,000 vota gjithsej, transmeton InfoShqip.
Rekordi i fundit i votave të marra nga Kurti ishte 396,787 vota, e me rezultatet e sontshme Kurti ka vendosur rekord të ri historik në Kosovë si lideri më i votuar.
Përndryshe akoma nuk janë numëruar dhe llogaritur edhe votat e diasporës./InfoShqip.com/










