Albin Kurti tregon se kur mund të hiqet taksa 100%

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se janë bërë disa hapa që kanë sjellur edhe më afër heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë, gjë të cilët ambasadori amerikan, Richard Grenell e kishte kundërshtuar.

Lideri i VV’së sot deklaroi në Konventën e Prodhuesve të Kosovës deklaroi se me Ministren e Ekonomisë kanë ndërmarrë disa hapa për heqjen e tarifës.

Me këtë rast, ai ka konfirmuar se po mendon të vendose reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.
“Ministrja Rozeta Hajdari ka bërë edhe disa hapa që na sjellin më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë. Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Doagana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Ky grup do t’i përmbledh të gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit”, ka deklaruar Kurti sot në Konventën e Prodhuesve të Kosovës.

Mirëpo, zëvëndësimin e taksës 100 përqind me reciprocitet e kishte kundërshtuar fuqishëm Ambasadori Richard Grenell.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, kishte thënë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100 përqind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.

Kujtojmë se heqja e taksës është mënyra e vetme që Kosovë dhe Serbia të rikthehen në tavolinën e dialogut dhe të vendosin për një marrëveshje finale, që do t’u hapte rrugë proceseve të rëndësishme për të dy vendet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu