Dy partitë politike të cilat firmosën platformën e shqiptarëve, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët menjëherë pas dhënies së mandatit për krijimin e qeverisë së re, deklaruan se nuk do të bashkëpunojnë me Gruevskin.
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ritheksoi sot se nuk do ti përgjigjen ftesave dhe ofertave të Gruevskit për krijimin e qeverisë së re.
Sipas tij, në qeverinë e re nuk duhet të përshihen politikanë të dyshuar për krim dhe korrupsion dhe të cilët janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale.
Poashtu Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari deklaroi se, Aleanca për Shqiptarët nuk don të dëgjoj për asnjë bashkëpunim me Nikolla Gruevskin, i cili sipas tij ka udhëhequr një fushatë shoviniste gjatë rrjedhës së zgjedhjeve./ina