Aleanca ka dy zgjedhje: Ose zv.Kryeministër ose jashtë qeverisë! Zgjedh e merr

Qeveria ka marrë tashmë vendimin që këshilltari për shëndetësi i kryeministrit Zoran Zaev, neurokirurgu Venko Filipçe të propozohet për ministër të ri të Shëndetësisë, post ky që e ka mbajtur më herët Aleanca për Shqiptarët, thonë për gazetën KOHA funksionarë të lartë qeveritar nga LSDM.

Në lidhje me pozicionin e ASH-së, funksionar të Qeverisë thonë se kësaj partie do ti ofrohet vetëm posti i një zëvendëskryeministri, pa precizuar se çfarë do të mbulojë ky post.

“ASH-së do ti ofrohet posti i zëvendëskryeministrit, por pa u theksuar se çfarë do të mbulojë ky post, ngaqë kjo do të dihet nga takimet me ASH-në, konkretisht nga takimi mes Zaevit dhe Selës. Nëse merremi vesh për këtë, postet tjera nuk do të preken që aktualisht mban. Koha.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu