Aleanca merr edhe këto poste tjera qeveritare

Ndarja e dikastereve në eshalonin e tretë, Agjencia e Lajemve Zhurnal “Eskluzivisht” mëson se Aleanca për shqiptarët në eshalonin e tretë do të përfaqësohet me një sekretar shtetërorë, po dhe pozita e zv.sekretarit gjeneral të Qeverisë, ndërsa BDI-së do i takojnë katër sekretarë shtetërorë, transmeton Zhurnal.mk.

Aleanca për shqiptarët do ketë një sekretar shtetërorë në Ministrinë e Drejtësisë ndërkohë që gjithashtu do t’i takojë edhe pozita e zv.sekretarit gjeneral të Qeverisë.

Emrat e këtyre pozicioneve akoma nuk janë caktuar dhe pritet të diskutohen dhe vendosen ditëve në vazhdim e që më pas të kalojnë dhe në mbledhjet e rradhës të qeverisë e cila fillimisht pritet t’i kalojë pozitat e zv.ministrave.

Ndërsa nga ndarja e dikastereve në këtë eshalon, BDI do të përfaqësohet me sekretar shtetërorë në ato dikastere ku nuk ka ministra dhe zv.ministra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu