Ne mirëpresim rinisjen e procesit të Berlinit nga kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë dhe marrëveshjet e arritura dje midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nën udhëheqjen e Ministres së Jashtme gjermane Analena Baerbock, transmeton InfoShqip.
Marrëveshjet për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale janë shumë të rëndësishme për materializimin e tregut të përbashkët rajonal.
Por, marrëveshja më e rëndësishme politikisht është pa dyshim ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton rrënimin e murit të fundit të vizave në rajon, atij ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovina, sipas një deklarate të Aleancës për Shqiptarët./InfoShqip.com