Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer ka thënë se ndjehet i turpëruar që Bashkimi Evropian ende nuk i ka hequr vizat për kosovarët. Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar dhe kjo për faj të shteteve anëtare të BE-së.
Peter Beyer, i cili është pjesë e CDU’së gjermane dhe njihet si aleat politik i Kancelares Angela Merkel tha se faji për mos heqjen e vizave për Kosovën bie tek shtetet e veçanta anëtare të BE-së.
“Liberalizimi i vizave është vonuar. Ndjehem i turpëruar që Bashkimi Evropian nuk ka vepruar në këtë kontekst. Nuk mund të ketë justifikime të mëtejme nga shtetet anëtare të BE-së veç e veç, nëse ne nuk dëshirojmë ta hedhim kredibilitetin tonë plotësisht”, tha Beyer.
Megjithatë, raportuesi për Kosovën në KE, u shpreh se ka vullnet të mirë që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë.










