Ali Ahmeti i kundërpërgjigjet “grupit të zjarrit me këngën: “T’hupi roja (rrënja), të hupi fara…”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale thuhet se i është përgjigjur “Grupit të Zjarrit”.

Ahmeti shihet me një duhan në dorë shumë i relaksuar duke kënduar këngën “T’hupi roja (rrënja), të hupi fara, tuk o që i dole të keqes përpara”.

Ndryshe, pikërisht sonte “grupi i zjarrit” i BDI-së qëndroi në Studeniçan të Shkupit nga ku dërgoi një porosi deri tek lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke i sugjeruar që të mos e “djeg jorganin për një plesht apo disa pleshta”.

“Me Studeniçanin e filluam sonte, sepse Studeniçani ka qenë çdoherë nismëtar i proceseve, edhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), edhe të bombëshave, edhe të studentëve. Ky është vetëm fillimi i këtij viti, ishalla është fillim i mbarë prej Studeniçanit. Me siguri se mes jush është ajo dilema, me kryetarin, apo pa kryetarin, ne jemi me Ali Ahmetin, kemi qenë jemi dhe do mbesim me Ali Ahmetin. Por porosia nga këtu është porosi miqësore, porosi nga ne që të mos ta djeg jorganin për një plesht apo për disa pleshta”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu