Lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme në takimin me rininë e partisë në fjalimin e tij ka diskutuar disa çështje të rëndësishme lidhur me rininë të cilët tashmë gëzojnë shumë të drejta derisa ai i takon gjeneratës së persekutuar nga Jugosllavia, shkruan Zhurnal.
Ahmeti në fjalimin e tij ka folur edhe për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë speciale që asaj t’i jepet mandat i përhershëm që të zbardhë dilemat e shumta që e tangojnë drejtësinë në vend, ndërkohë që para rinisë së BDI-së Ahmeti ka shpalosur edhe pikat kryesore të platformës për mandatin 2016-2020.
BDI-ja sipas Ahmetit do të angazhohet për:
1. Barazi Ekonomike
2. Vendimmarje konsensuale
3. Shqipja zyrtare në tërë teritorin
4. Sundimi i shtetit ligjor
5. Anëtarësimi në NATO!
Lideri i BDI-së Ahmeti në fjalimin e tij ka goditur ashpër edhe opozitën duke ju thënë se nuk kanë forcë të përballen me BDI-në dhe se në këto zgjedhje partia e tij do të korrë fitore të jashtëzakonshme. Mes tjerave kritika ka drejtuar edhe ndaj opozitës maqedonase se po sillen si shpëtimtarë të shqiptarëve për të përfituar ndonjë votë.










