Ali Ahmeti mbledh Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim informojnë se sot kryetari i partisë Ali Ahmeti, në ora 18:00 do të mbledh Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim për të diskutuar zgjedhjet e 15 korrikut dhe marrëveshjen e koalicionit për bashkëqeverisje.

Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Dy liderët nuk prezantuan planet e tyre për ndarjen e posteve qeveritare. Por, Zaev njoftoi se kryetar i kuvendit do të vazhdojë të jetë Talat Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu