Ali Ahmeti: Muhamed Zekiri kërkonte nga unë që ta bëj deputet të BDI-së

Në debatin e TV21 në emisionin Click Plus, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka folur edhe për marrëdhëniet me partnerët e koalicionit.

I pyeter rreth komenteve të nënkryetarit të LSDM, Muhamed Zekiri, Ahmeti ka thënë se nuk dua ta komentoj fare Zekirin sepse thotë gjëra të pavërteta.

Ky Muhamedi, ka ardhur tek zyret e mia para disa viteve gjersa punonte në Alsat duke kërkuar që të bëhet deputet nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë e inkurajova që të vijon kontributin e tij si gazetar në Alsat.

Unë marrëveshjet i bej me kryetarin e LSDM e jo me të tjerët, nuk mund të ketë dy vija politike në një parti për çështje madhore. Unë nuk kam ndëgjuar një deklarate të tillë nga Zaev me të cilin kam bërë marrëveshje. Po të kishte ai deklarate të tillë do flisnim ndryshe.” përfundoi Ahmeti. /InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu