Ali Ahmeti në varrimin e babait të Izet Mexhitit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të Izet Mexhitit.

Kjo bëhet e ditur përmes një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Prania e Ahmetit në këtë ceremoni mortore ka tërhequr vëmendjen, duke pasur parasysh raportet politike ndërmjet dy figurave në vitet e fundit, të cilët nga bashkëpunëtorë të ngushtë ndanë rrugët politike.

Në ceremoninë e sotme mortore i dhanë lamtumirën e fundit të ndjerit Beqir Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu